(VIDEO) VETËM 300 SHTËPI TË DEZINFEKTUARA NË HASANBEG

143

 

Moebel THEMA

Në gjendje të këtillë ndodhen banorët e lagjes së Hasanbegut. Pasi pastruan shtëpitë e tyre, dhe larguan orenditë nga brenda, ata presin që ekipet e dezinfektimit të zbresin në shtëpitë e tyre. Madje disa banorë, kanë filluar që të përkujdesen vet për dezinfektimin e hapësirave të tyre banuese.

“Kemi mbaruar të hënën me pastrim, mirëpo nuk kanë ardhur për dezinfektim. Mendojmë dhe ashtu do të veprojmë që dezinfektimin, ta bëjmë vetë”, thotë Sedat Memeti, banor i Hasanbegut.

Në anën tjetër, dezinfektimi ka filluar të bëhet në disa shtëpi, mirëpo banorët thonë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Po kanë ardhur ekipi për dezinfektim, dhe kanë dezinfektuar. Mirëpo kemi ende gjëra tjera për të pastruar”, shprehet Bashkim Ibishi, banor i Hasanbegut.

Në ditën e nëntë pas vërshimeve, kamerat tona gjetën në terren ekipet e dezinfektimit që nga sot, zbritur në Hasanbeg. Siç mësojmë nga sanitari teknik, Zoran Çanevski, deri në orën 17h, janë dezinfektuar afro 300 shtëpi.

“Deri tani janë dezinfektuar rreth 300 shtëpi. Ashtu siç do të zvogëlohet puna në vendet e tjera, ashtu edhe do të rritet numri i ekipeve në vendet kritike. Nuk kemi mundësi të bëjmë dezinfektimin sepse shtëpitë nuk janë tërësisht të pastruara”, tha ai. 

Ky ekip, sot u kujdes edhe për dezinfektimin e kanalit në mënyrë që të parandalojnë paraqitjen e sëmundjeve ngjitëse.

Deri tani, qendrat e shëndetit publik, në terren kanë lëshuar 38 ekipe, në të gjitha zonat e prekura nga vërshimet, dhe në total thonë se janë dezinfektuar rreth 1350 shtëpi.

Comments