Sot zhvillohet ndeshja basketbollistike Kosovë-Slloveni

317
Sot zhvillohet ndeshja basketbollistike Kosovë-Slloveni

Dita për të cilën basketbollistët kosovarë dhe adhuruesit e lojës së basketbollit kanë ëndërruar gjatë, më në fund erdhi.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sot do të luajë ndeshjen e parë zyrtare. Nga ora 20:00 në palestrën me mbi 12 mijë ulëse, “Stozhice” në Lubjanë, Kosova do të përballet me Slloveninë në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2017”.

Kosova e Sllovenia bëjnë pjesë në Grupin E ku janë edhe Ukraina e Bullgaria. Fituesi i grupit kualifikohet për në Evropianin e vitit tjetër, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe përfaqësuesja që përfundon e dyta.

Prej së mërkurës deri më 17 shtator, Kosova do t’i luajë gjashtë ndeshje kualifikuese. Të mërkurave luan në udhëtim, ndërsa ditëve të shtuna në Mitrovicë./KohaNet/

Comments