Sotir Kosotv: Gruevski e lejoi Zaevin ta shkaktojë krizën (VIDEO)

269
fresco

midle
gruevski-zaev

VMRO-DPMNE-ja nuk është përgjegjëse për krizën politike në vend, konsideron analisti politik Sotir Kostov.

Sipas tij, fajtore është opozita, e cila me çdo kusht dëshiron të vijë në pushtet.

Kostovi, thotë se faji i vetëm i partisë në pushtet është se ka qenë shumë tolerante ndaj liderit të LSDM-së, sepse kanë lejuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithmonë kur ato i ka kërkuar opozita.

“VMRO-DPMNE-ja, një njeriut i cili kohëve të fundit është në politik, respektivisht liderit të LSDM-së, i ka lejuar, mos të them, t’ia plotësojë dëshirat muzikore! Respektivisht VMRO-DPMNE-ja ka qenë shumë tolerante ndaj tij, dhe ja ku arritëm, deri te marrëveshja e Përzhinës”, u shpreh Sotir Kostov, analist politik.

Kostovi, gjithashtu tha se sheh një lloj lidhjeje ndërmjet Prokurorisë Publike Speciale dhe LSDM-së.

Ai thotë se opozita përmes organit të ndjekjes, dëshiron të njollosë disa politikanë që janë në pushtet dhe të ushtrojë trysni në prag të zgjedhjeve.

Por me vlerwsimin e Kostovit nuk pajtohet një ish-deputete e VMRO-DPMNE-së, e cila ishte në pwrbwrjen e parw të Kuvendit.

Gjulistana Markovska, tha se ekipi i Katica JAnevws, po ballafaqohet me shumë telash.

Sipas saj, kështu punon PPS-ja, sepse në periudhën e kaluar, ajo është ballafaquar me pengesa.

Si shembull për këtë, ajo e ceki rastin e fundit, ku siç thotë, DSK-ja e pengon punën e PPS-së.

“Në këtë moment kam përshtypje se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim vepron si një shtet brenda një shteti. Atje kemi person i cili është në krye të institucionit, ndërsa ne këtë person nuk e kemi parë. Flas sipas informatave që i marrim si opinion i gjerë”, tha Gjulistana Markovska, Deputete në përbërjen e parë të Kuvendit.

Panelistwt në “Klik Plus” u pajtuan se më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje, që duhet të jenë të drejta dhe demokratike, sepse siç thanë, ky proces zgjedhor, paraqet fillimin e zgjidhjes së krizës në vend./Tv21

Comments