Sukseset e Rinës nuk kanë të ndalur! Pëlqehet kënga e re e saj!
Anëtarja e labelit të famshëm ‘On Records’, po vazhdon të jetë aktive me prurje të reja e padyshim se edhe me mbrëmje të ndryshme.
Ajo së fundmi e ka lansuar bashkëpunimin e ri muzikor me Sin Boy që mban titullin “Gigi, projekt ky që pati një pritshmëri të madhe nga fansat. Për vetëm dy ditë, kënga ka mbledhur mbi gjysmë milionë klikimesh në kanalin, Youtube.
Kujtojmë që Rina e pati shpërthimin e saj në skenën shqiptare me duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill të këtij viti.
Përveç projekteve të suksesshme, Rina shquhet edhe për stilin unik. /Lajmi.net/