‘Sulltanesha Hyrem’ argëtohet me këngën e Noizyt[Video]

265
fresco

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Madje, fama e tij ka kaluar edhe kufijtë, e këtë gjë e tregon më së miri një video e publikuar nga aktorja e njohur turke.

Bëhet fjalë për Meryem Uzerli, të cilën e njohim si Sulltanesha Hyrem tek seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

Ajo ka realizuar një video nga vetura, në të cilën shfaqet bashkë me vajzën e saj duke u argëtuar nën ritmet e këngës “Toto”, nga Noizy dhe Raf Camora. /Lajmi.net/

midle
Comments