Sulm kamikaz në jug të Bagdadit, 10 të vrarë


Një kamikaz e ka shpërthyer sot një veturë me eksplozivë në një pikë kontrolluese të sigurisë, në jug të Bagdadit, dukë lënë të vrarë dhjetë njerëz dhe 25 të tjerë të lënduar, kanë thënë policia dhe ekipet mjekësore.
Shpërthimi ka ndodhur kur një automjet i paramilitarëve shiit kaloi pikën kontrolluese të Yusufiyas, 15km larg kryeqytetit të Irakut, kanë thënë burimet, transmeton Express.
Ata kanë shtuar se ky sulm ka shkaktuar viktima në polici dhe në personelin menaxhues të ushtrisë, por, viktima ka pasur edhe nga ana e Shiitëve dhe civilëve.
Bombardimi erdhi si pasojë e sulmeve të nisura këtë mëngjes nga ushtria irakiane, në Mosul, qyteti i fundit i mbetur në kontrollin e Shteti Islamik në Irak, raport Reuters, transmeton Express./Express/