Sulm me armë në SHBA, 3 persona të vrarë e 12 të tjerë të plagosur rëndë

Tre persona janë vranë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga të shtënat më armë, pas një mosmarrëveshje në një restorant në Los Angeles, thanë zyrtarët.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje gjeti një numër të madh plumbash dhe njolla gjaku në të gjithë restorant në pjesën perëndimore të Los Angeles, raporton AP.

Policia ka marrë në pyetje dy të dyshuar për të shtënat.
Zëdhënësi i policisë, Mike Lopez tha se hetimi paraprak ka treguar se personat e përfshirë në incident ishin ne restorant, kur përleshje shpërtheu.
Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të rëndë, disa prej tyre në gjendje kritike.