Katër rebelë, dy policë dhe një civil u vranë në një sulm nga militantët në një kishë ortodokse në qendër të Groznit, Çeçeni.
Pasojat do të kishin qenë më të mëdha, por sulmi u pengua nga zbatuesit e ligjit, të cilët qëlluan katër militantët duke i lënë të vdekur.
Personat e armatosur që sulmuan kishën, sipas autoritetve u përpoqën të merrnin peng besimtarët. Një besimtare femër i tha RIA-Novosti se breshëritë e armëve jashtë kishës nisën gjatë shërbimit të mbrëmjes, ku morën pjesë rreth 15 vetë.
“Njëri prej burrave nxitoi të bllokonte derën me një karrige” tha gruaja. Ajo gjithashtu tha se fëmijët e priftit ishin duke luajtur jashtë kur filloi sulmi dhe gruaja e tij duhej të nxitonte nga kisha për t’i lëvizur ata në vend të sigurt.
“Profesionalizmi i punonjësve të policisë që ruajnë kishën pengoi pasoja më serioze të sulmit dhe shmangu një numër të madh të viktimave”, tha komiteti hetimor i Rusisë në faqen e vetë në rrjetet sociale.
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov konfirmoi gjithashtu eliminimin e militantëve si një rezultat i një “operacioni të shpejtë të sigurisë”. Tre prej militantëve të vrarë ishin banorë të Çeçenisë, ndërsa udhëheqësi i bandës ishte nga “një nga rajonet fqinje”, shtoi ai.
Kadyrov tha gjithashtu se “ka të dhëna të inteligjencës se militantët morën urdhrin për të kryer sulmin nga një prej vendeve perëndimore”.
Myftiu Ismail Berdiev, kryetar i Qendrës Koordinuese të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut, ka dënuar sulmin, për të cilin ai tha se kishte për qëllim destabilizimin e situatës në Çeçeni.
“Ishte bërë me qëllim gjatë muajit të shenjtë, për të destabilizuar situatën. Është muaji i Ramazanit tani. Është koha kur jo vetëm luftërat janë të ndaluara, por edhe gjuha e ligë është e jashtëligjshme”, tha Berdiyev për TASS.
Sulmi ishte “një përpjekje tjetër e ekstremistëve pseudo-islamikë për të vendosur të krishterët ortodoksë dhe myslimanët kundër njëri-tjetrit”, tha Vladimir Legoyda, kreu i Departamentit të Informacionit Sinodal të Kishës Ortodokse Ruse.


Comments are closed.