Sulmohet me mjete piroteknike dhe shishe qelqi policia në veri të Mitrovicës

96

Tre zyrtarë policorë të cilët ishin në detyrë në një pikë statike në veri të Mitrovicës, u sulmua pas mesnatës me mjete piroteknike dhe shishe qelqi nga persona të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa hetimet në lidhje me sulmin ndaj personave zyrtarë kanë nisur, transmeton IndeksOnline.

“Mitrovicë Veri / 09.12.2024 – 00:30. Raportohet se gjatë qëndrimin në pikë statike ndaj tre zyrtarë policorë, persona të pa njohur, nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

Comments