Sulmohet në shtëpi nga qeni, vdes 3-vjeçari
Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga qeni në shtëpinë e tij në Essex të Anglisë.
Djali u dërgua në spital me plagë të mëdha pas sulmit, dhe nuk mundi t’i bënte ballë.
Për këtë ngjarje policia ka vendosur në pranga një 29-vjeçare e cila akuzohet se ka lënë qenin e saj të rrezikshëm jashtë kontrollit, duke kryer kështu sulmin fatal.
Ekspertët mjeko-ligjorë po punojnë në një kasolle në anë të shtëpisë, ku besohet se mbahej qeni.
“Kishte plagë në kokë dhe në gojë,” thanë mjekët për 3-vjeçarin i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.