Tahiri- VV-së: Në 10 milionëshin hyjnë edhe 180 eurot për aktivistët e juaj si dhe kontrata e patenderuara

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendin ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqpërdorim të buxhetit në kohën sa ishin në pushtet.

Ai ka thënë se në 10 milionëshin hyjnë edhe 180 eurot për 10 mijë aktivistët e Vetëvendosjes si dhe kontrata njëburimore të ministrisë.
“10 milionëshi është aq sa kemi mujt me pa në këtë periudhë kaq të shkurtet, pra në kuadër të kësaj hyjnë edhe ai 180 eurshi për aktivistët e jujë, hynë edhe ato kontratat njëburimore të patenderuara dare të cilat i ka jep ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Shëndetësisë. Pra këto janë vetëm gjetjet e para që janë nga qeveria Kurti. Në 6 muajt në vijim flasim për këto. Për mu si deputet ka qenë ë pa kuptueshëm që për një kohë kaq të shkurtër me ba një keqpërdorim të tillë buxhetore. Këto janë fakte që po publikohen çdo ditë në mediumet tona. Edhe komisioni besoj që do të hedh dritë mbi këto keqpërdorime. E di që kjo ju dhemb. Nuk ka ndodhur keqpërdorime për 3 vite sa ka ndodhur në 100 ditëshin e juaj”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/