Takim KSHZ-Dimitriev, prapa dyerve të mbyllura

47

Moebel THEMA

Katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri për realizimin e tyre, Emil Dimitriev, sot është takuar me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Takimi është mbajtur prapa dyerve të mbyllura, ndërsa të dy palët kanë pranuar se KSHZ-ja po futet në fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet e së dielës.

Materiali zgjedhor të premten në mëngjes, do të dorëzohet në të gjithë vendvotimet, ndërsa nga KSHZ-ja kanë kërkuar që të sigurohen ato vende, në të cilat nuk ka ku të ruhet materiali zgjedhor.

Comments