Takimi në Bruksel, Sheholli: Takimi ka përfunduar pa marrëveshje, Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit

114

Takimi në Bruskel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimti Evropian, ka “përfunduar” pa asnjë marrëveshje.

Krejt këtë e ka thënë Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Përafrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Moebel THEMA

Sipas tij, ka qenë pala serbe që ka refuzuar çdo propozim që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për targat.

“Në bazë të informatave deri më tash pala serbe nuk ka pranuar që propozimet e Kurtit t`i aprovon pala serbe dhe sipas të gjitha gjasave po futemi në një situatë që askush nuk e ka dëshiruar…. të cilës të gjithë i kemi frikësuar”, ka thënë Sheholli ndër të tjera. Sipas tij, presidenti serb ka shkuar aq larg me kërkesa në takimin e sotëm – “kërkesë kjo” që është injoruar totalisht nga kryeminsitri i vendit, Albin Kurti.

“Tash ekziston edhe një shans që deri në ora 12:00 të natës së sotme, pala serbe të pajtohet që çështja e targave nuk ka lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sepse pala serbe po insiston që të filloj menjëherë themelimi i Asociacionit dhe atë po e kërkojnë para se të nënshkruhet marrëveshaj finale, kjo sipas informatave që kemi, ka qenë Kurti që nuk ka dashur as të dëgjoi për këtë”, ka thënë Sheholli.

Comments