Shkodra qytet i fundosur nën ujë, përmbytjes nuk i shpëton as xhamia

172

Shkodra ndodhet nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura që nisën një ditë më parë. Disa fshatra të kryeqendrës së veriut janë përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra familje janë evakuuar pasi uji është futur në banesat e tyre.

Ndërkohë nga pamjet e siguruar me dron nga LSA, shihet sesi edhe xhamia e fshatit nuk i ka shpëtuar dot përmbytjeve, pasi ndodhet plotësisht nën ujë.

Moebel THEMA

Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre.

Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës.

Comments