Tashevska -Remenski: Mbikëqyrja në lidhjen e të verbërve, obligim ligjor

166
fresco
midle

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, i hodhi poshtë pohimet e Lidhjes kombëtare të personave të verbër se mbikëqyrja për punën e tyre financiare është për arsye politike dhe në kontekst të zgjedhjeve.

Sipas saj, edhe pse i është kërkuar, Lidhja kombëtare e të verbërve deri tani nuk ka dorëzuar asnjë dokument për punën financiare që ka qenë lëndë e mbikëqyrjes, me kërkesë të Komisionit anti-korruptues.

“Për lëndën, për keqpërdorim të mjeteve financiare nga ana e kryetarit të Lidhjes së personave të verbër, shkurtim të ndihmës së shtetit për anëtarët e Lidhjes dhe shumë parregullsi tjera, nga  Komisioni Shtetëror i anti-korrupsionit na kanë mbërritur dy fletëparaqitje dhe shtatë vërejtje elektronike nga shoqata komunale, anëtare e Lidhjes kombëtare të të verbërve dhe Lidhjes kombëtare të personave shurdhmemecë, që konfirmojnë se lidhjet kombëtare nuk e kanë përmbushur obligimin e tyre ligjor për transferim të mjeteve financiare deri te anëtarët e Lidhjes”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski.

Tashevska-Remenski tha se mbikëqyrja në asnjë rast nuk guxon të ndërlidhet me zgjedhjet, sepse MPPS ka obligim ligjor dhe të drejtë të realizojë mbikëqyrje. Lidhur me pohimin nga Lidhja kombëtare se për mbikëqyrje janë dërguar persona joprofesionistë, ministrja theksoi se Komisioni është i përbërë nga të punësuar shumëvjeçarë të sektorëve adekuatë kompetentë vetëm për çështje financiare.

Comments