TË AKUZUARIT E GRUPIT TË KUMANOVËS KËRKUAN T’I SHOHIN FOTOGRAFITË NGA LUFTIMET

157
fresco

Rasti i Kumanovës: Të akuzuarit kërkojnë dëshmi përmes fotografive

midle

Seanca e sotme e gjykimit e rastit të Kumanovës kaloi pa ankesa për dhunë të njësiteve speciale të policisë.

Avokatët mbrojtës thonë se kanë qenë në bisedë tek ministri i drejtësisë dhe zëvendës ministri i punëve të brendshme  dhe po presin gjetjen e autorit të dhunës së këtyre ditëve të fundit. Ende nuk dihet nëse janë hapur incizimet e kamerave të sigurisë të vendosura në makinat e policisë. Sot mund të vërehej edhe një freskimi i ekipeve policore por edhe i gardianëve të burgut që ishin kryesisht shqiptar por kjo avokatët nuk i bën të sigurt se dhunë në të ardhmen nuk do të vazhdojë.

Seanca e sotme gjyqësore ishte për shqyrtimin e provave materiale ose fotografive  të mbledhura nga vendi i luftimit të cilat gojarisht i prezantonte prokurori Naum Panovski. Por kjo mënyrë e prezantimit nuk u pëlqeu të akuzuarve që kërkonin vetë ti shihnin fotografitë. Gjykatësja Verka Petrovska i ndau të akuzuarit në disa grupe dhe u shpërndau kopje nga fotografitë që i lexonte Panovski. Bazuar në fotografitë që i shihnin, njëri prej të akuzuarve vuri re se trupi i pajetë i Mirsad Ndrecajt nuk ishte në vendin që ishte vrarë.

Seanca e ardhshme është caktuar të jetë më 14 tetor. Gjatë javëve të ardhshme pritet dinamika e tillë të ruhet me qëllim të leximit sa më të shpejtë të provave dhe kalimit në dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes që mund të jenë edhe funksionarë të lartë shtetëror. Mbrojtja tha se ka përpiluar një listë prej mbi 50 dëshmitarësh që shpresojnë se gjykata do tua pranojë. Ata thonë se gjithë avokatët janë unanim në listën e personave që duhet dëshmuar lidhur me këtë ngjarje.

Comments