Të bashkuar po aq sa të përçarë

184
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300
Urim SALIHU

midle

Nuk mund të besoj se metamorfozat e urrejtjes mund të shndërrohen në flutura dashurie të cmendura.Bashkimi jo vetëm i opozitës por edhe ai shqiptarë nuk ka ndodhur kurrë sepse ka dicka kryeneqe.Në arenën e madhe të politikës shpërfaqen të gjithë me bindjen se ” unë jam i pari, ju duhet të më bashkoheni.Tjetri nuk i bashkangjitet një thirjeje se mendon të njëjtën: unë jam i pari, nëse do eja me mua.Por të parin e përcaktojnë zgjedhjet.I pari dhe i forti nuk thërret askënd për t’iu bashkuar.Kryen punën vetë si një luan në mbretërinë e tij.
Pastaj me kalimin e zgjedhjeve shumë parti shuhen, nuk mbijetojnë, mbeten vetëm votues të zhgënjyer që duhet të presin një tjetër kohë, të tjera zgjedhje me të tjera bindje politike.Ata janë më keq sepse zhgënjehen dhe nuk dijnë më kujt ti drejtohen, nuk dijnë kur t’ia drejtojnë gishtin sepse atë që mbështetën nuk është më si parti.Humbi dhe u shua, nuk mbijetoi.Edhe zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk do clirohen nga ky sindrom i keq i përcarjes së votës shqiptare brenda llojit dhe aq më keq kur hienat politike të palës tjetër kërkojnë gjah te vota shqiptare në emër të multietnicitetit .Por këtu ka një gjë që duhet shpjeguar.Në momentin kur ke dalë për të marrë pjesë për kauzën e madhe -dil dhe fito i vetëm.Pse duhet bashkimi i subjekteve politike.Ju që nuk ishit të gatshëm prej fillimit të ishit të bashkuar në një parti të vetme duke u bërë pikë e pesë si mund të kërkoni bashkimin.Kjo është absurde.Pastaj do gjeni ngushëllim që fajtorin ta kërkoni te tjetri se ai ishte shkaktari, se unë morra hapin , guximin etj etj.Ose që në fillim bënit një parti ose jo ti bëjmë shtatë a dhjetë dhe më pas duke parë se në terren gjërat nuk shkojnë mirë-hajde se duhet bashkuar tash.Fitoni kush të doni, por dilni fitoni vetëm nëse mendoni se jeni të fortë- a kush është i fortë do ta tregojë ky fundvit i rëndë .
Nuk mund të besojmë në thirrjet e politikanëve pa patur një aparat Rentgeni se cfarë fshihet në thellësinë e tyre,është vetëm tentim për t’a marrë pushtetin apo ëndrra e madhe shqiptare dhe kauza e madhe e tyre .Duam të kuptojmë si shoqëri se cfarë fshihet në anën tjetër të errët të tyre.Mënyra se si u shfaqën: si koncept politik për ndryshime apo në terrenin e rëndë të politikës kërkojnë të marrin hise kush sa mundet.Fjala bashkim në rradhë të parë buron në një moment kur askush nuk e beson njëri -tjetrin.Vjen në një moment shumë delikat kur duan këtë forcë ta bashkojnë por asnjëra nuk do të lëshojë pe dhe do ta marr primatin.Duan të thirrin tjetrin sikur ne jemi forca dhe ejani ju që të bëhemi më të fortë.Por tjetri mendon të njëjtën .Pyetja është kush e përçau kaq keq politikën shqiptare , a ndryshojnë këta politikanë të opozitës nga ata që kanë patur pushtetin.
Bashkimi i tyre më kujton tre qetë dhe ujkun në dimrin e madh të dilemave .Ujku duhet ti ndante më parë dhe më pas ti copëtonte një nga një.Përdori strategjinë dhe kaloi edhe një dimër luksi, por qetë nuk ishin më.

Comments