Të shtëna me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e sotme te ish-Parku i Autobusëve, për motive ende të paqarta.
Sipas Policisë së Tiranës dyshohet se një person ka qëlluar një herë me pistoletë në drejtim të një tjetër personi, ku më pas është larguar i shoqëruar së bashku me një tjetër.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, nuk janë raportuar persona të dëmtuar.
Policia njofton se janë shoqëruar në komisariat dy prej personave të dyshuar të përfshirë në konflikt.
Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.