Të shtëna me kallashnikov në Leposaviq, policia ‘strehon’ gazetarët

254
fresco

Në Leposaviq, derisa Policia e Kosovës ka tentuar të hyjë në komunë, janë dëgjuar të shtëna kallashnikovi, raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova.

Në pamjet e T7, shihen policë të Kosovës që janë para objektit të Komunës.

Pasi janë dëgjuar të shtënat e kallashnikovit, të cilat nuk është ditur se nga cfarë drejtimi po vinë, gazetarja Zhegrova tregon se Policia e Kosovës i ka strehuar gazetarët pas një autoblindi.

Në këto qaste aty i është mundësuar edhe hyrja kryetarit të ri të Leposaviqit.

Comments