Telekomi nuk ka asnjë qasje deri te pajisja për ndjekje të komunikimeve në DSK

190
fresco

prislusuvnaje.jpeg

 

midle

Operatori më i madhe i telekomunikacionit thotë se i ka siguruar të gjitha kushtet në DSK për ndjekje të komunikmeve sipas ligjeve, por asnjëherë nuk ka pasur qasje deri te pajisja e as e dinë se për çka dhe si përdoret.

“Që kur është siguruar pajisja për ndjekje të komunikimeve dhe dhënë MPB-së, Telekomi i Maqedonisë nuk ka qasje deri te e njejta,  e as është i njoftuar se si funksionon”, qëndron në përgjigjen e Telekom në pyetjen nëse në kompani është sistemi Erikson dhe si rregullohet pronësia.

Javën e kaluar kur PSP mori urdhër gjyqësorë për hetim në DSK, drejtori i Byrosë për siguri publike thoshte të kundërtën nga përgjigja e Telekom – se sistemi Erikson nuk e administron MPB por operatori.

“Ai sistem nuk është pronë e MPB-së, e DSK-së, është pronë e operatorit dhe vetëm person i autorizuar mund të ketë qasje deri te ai sistem. Nga PSP u vërtetuan në të dhe i dërguan letër operatorit që të marrë leje përfaqësuesi i tyre në Maqedoni”, deklaroi Mitko Çavkov, drejtor i BSP në MPB.

Eksperti i kërkuar nga Erikson akoma nuk ka arritur në Maqedoni që PSP të mbarojë punë me operatorin. Infomatat nga pajisja Erikson sipas PSP-së janë kurciale pasi u vërtetua se sa numra telefoni kanë qenë të ndjekur në pesë vitete e fundit, pasi sistemi vjetër i MPB-së është shkatërruar vitin e kaluar në fazën kulminante të përgjimit ilegal.

Comments