Tentohet të rrëmbehet një femër në Prishtinë, i dyshuari kërcënon babain dhe vëllain e saj

Viktima femër ka informuar se një person i dyshimtë ka tentuar që me forcë ta fusë në veturë.
Pasi në vendin e ngjarjes kishin arritur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar, transmeton lajmi.net.

I njëjti gjendet në arrati.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Çeta e Llapit”, në Prishtinë./Lajmi.net/