Tërmet i fuqishëm dridh Greqinë, ndjehet edhe në Maqedoni



Greqinë e ka goditur një tërmet i fuqishëm prej 5 shkallëve sipas Rihterit, 22 minuta pas mesnate, ndërsa i njëjtë është ndjerë në Bullgari dhe në pjesët jugore të Maqedonisë, më saktësisht në Gjevgjeli, Strumicë, Vallandovë, raporton SHENJA.
Qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë në afërsi me kufirin me Greqinë nëpër rrjetet sociale shkruajnë se dirdhja ka qenë e fuqishme dhe i ka shqetësuar ata.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe për dëme materiale.