Tërmet në Janinë, lëkundjet 4.5 ballë shkaktojnë çarje të tokës



Një tërmet me intensitet 4.5 ballë të shkallës Rihter tronditi Janinën në veriperëndim të Greqisë…
Agjencia sizmologjike e Greqisë tha se bëhet fjalë për tërmet të sërishëm dhe se nuk ka arsye për shqetësim.
Në foto duket qartë ajo që la pas tërmeti, pamjet janë të frikshme. Toka është çarë në thellësi të konsiderueshme. Banorët i tremben lëkundjeve të tjera të tërmetit.
Mediat greke raportojnë se pasiguria i ka mbërthyer të gjithë pas tërmetit të fortë, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në gjysmën e Shqipërisë.
Tërmeti u ndje në rajonin e Epirit, Korfuzit dhe Lefkadas. Tronditja është regjistruar rreth gjysmë ore pas mesnate, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Pesë ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi rajonin në kufirin greko-shqiptar, ndërsa epiqendra ishte 12 kilometra nga qyteti i Janinës, në veriperëndim të Greqisë.