Tërmet në Librazhd



Gjashtë lëkundje tërmeti janë regjistruar mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë e enjte nga Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë, por nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme. Sipas institutit lëkundjet janë regjistruar nga ora 22:20- 23: 52 në zonë e Librazhdit, pak kilometra në verilindje të Tiranës. Lëkundja më e fortë prej 4.2 gradë është regjistruar fshatin Gështenjë, 14 km në veri të Librazhdit. Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë.