Arrestohet gjilanasi nga policia maqedonase në Bllacë, familja: Nga dita e diel nuk dijmë asgjë

237
fresco

midle

Familja Bunjaku nga Gjilani i Kosovës ka alarmuar se nga dita e diel djali i tyre Samir Bunjaku është ndaluar nga policia e Maqedonisë në kufirin e Bllacës dhe se nuk dijnë më për fatin e tij. Familjarët theksojnë për INA se Samiri të dielën gjatë kalimit të kufirit me makinën e tij dhe në shoqëri të një miku të tij, është ndaluar nga policia e Maqedonisë. “Jemi të shqetësuar sepse nuk dijmë asgjë më për te. Ngjarja ka ndodhur gjatë kalimit të kufirit, kur siç na tregoi shoku i tij, Samiri është ndaluar rreth orës 2 pasmesnate.  Samirin e kanë ndalë, ndërsa makinën e tij ia kanë lënë shokut të tij që ta kthejë në Kosovë”, theksojnë për INA, familjarë të afërt.

Ata dyshojnë se ai të mund të jetë ndaluar për shkak të ndonjë fletëarresti të lëshuar nga autoritetet serbe, pasi që para luftës në Kosovë kishte sulmuar dhe rrahur një inspektor të sigurimit serb të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, që siç thonë ata bëhet fjalë për person të përfshirë në terror dhe krime gjatë luftës në Kosovë.

Familjarët apelojnë për ndihmë, duke i bërë thirrje që zv/ministri shqiptar në MPB të marrë parasysh kërkesën e tyre dhe të njoftojnë mbi fatin e tij. “Apelojmë për ndihmë për të ditur fatin e djalit tonë. Dyshojmë në fletëarrestin serb, që tani është i vjetëruar, por që nuk dijmë qëllimet se pse ai po mbahet tanimë disa ditë pa asnjë gjurmë. Po ashtu i bëjmë thirrje zv/ministrit të brendshëm që ta zbardh këtë rast dhe të mos lejojnë të zbatohen fletëarreste të periudhës së regjimit të Millosheviqit.

Comments