Komuna investime edhe në gjimnazin “7 Marsi” në lagjen Drenovec
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka vizituar të mërkurën Gjimnazin “7 Marsi” transmeton Faktiditor .Ajo është takuar me autoritetet drejtuese të këtij institucioni të mesëm.Drejtoresha Miqereme Rizai e ka informuar atë për të gjitha zhvillimet në institucionin që e drejton duke konfirmuar një fillim të mbarë dhe kualitativ për këtë vit mësimorë.Në këtë shkollë të mesme gjatë periudhës verore janë kryer një sërë investimesh në rregullimin e infrastrukturës së brendshme të objekti si dhe oborrit të shkollës, Paralelisht me lyerjen e brendshme të objektit është bërë edhe rregullimi dhe paisja me inventar për realizim sa më cilësor të procesit edukativo-arsimor. Javën e kaluar ka filluar edhe rregullimi i hyrjes, gjegjësisht oborrit shkollor ku në bazë të projektit është paraparë, ndertimi i fushës sportive, hapësirave për parkim si dhe adaptimi i hapësirave të gjelbërta. Autoritetet drejtuese të Komunës kanë thënë se këto investime infrastrukturore nuk do të kishin kuptim pa një nivel cilësor të procesit edukativo-arsimor, andaj është për tu përshëndetur fakti se pikërisht nxënësit nga ky institucion arsimor vitin e kaluar kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në gara lokale dhe regjionale nga lëmi të ndryshme./Faktiditor/