Tërmeti 4 ballë në Greqi u ndie fuqishëm edhe në Maqedoni


Gjatë natës së kaluar Enti sizmologjik i Maqedonisë ka regjistruar edhe një tërmet të fuqishëm në vend
Nga Enti sizmologjik njoftojnë se rreth orës 2.33 është regjistruar tërmet me magnitudë prej 4 shkallës sipas Rihterit me epiqendër në Greqi.
Tërmeti më së shumti është ndjerë në rajonin e Gjevgjelisë, Strumicës, Shkupit, por edhe në qytet tjera të vendit.