Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare në Romë vendos një nr. telefoni për emergjencat/ Numri


Pas tërmetit në Italinë qendrore, ambasada shqiptare në Romë ka vendosur një nr. telefoni emergjencash, aktiv 24 orë në ditë
Ambasada njoftoi se po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore.
Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192.
Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë.