Turqia i jep goditjen përfundimtare Hakan Shukurit, ja çfarë ndodhi

257

 

hakaks-650x358

Hakan Shukur është fshirë nga librat e historisë së futbollit turk nga Federata e Futbollit e këtij vendi. Sportmedia.mk duke iu referuar mediave në Turqi, shkruan se Federata e Futbollit të Turqisë, ka fshirë të gjitha dokumentet dhe materialet që lidhen me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit turk.

Shukur është shpallur në kërkim nga autoritetet turke, pasi dyshohet si pjesëmarrës dhe bashkëpunëtor i Fehtullah Gylenit në puçin e organizuar në këtë vend në muajin korrik.

43 vjeçari Shukur që është më prejardhje nga Kosova, ka udhëhequr Turqinë drejt medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Japonisë dhe Koresë së Jugut në vitin 2002m ku në gjysmëfinale ishin mundur nga Brazili i fenomenit Ronaldo.

Comments