Tetovë: 29 vjeçari rrihet nga dy vëllezër
Njëzet e nëntë vjeçari Xh.F. nga Tetova dje rreth orës 13 ka lajmëruar në stacionin policor se atë e ka rrahur 29 vjeçari Z.K., njashtu nga Tetova, me të cilin edhe paraprakisht kanë pasur keqkuptime, transmeton TetovaSot.
Sipas asaj që është paraqitur në polici, përderisa Xh.F. ka qëndruar në një lokal në rrugën “107” në Tetovë, ka ardhur Z.K. me vëllain e tij G.K.(31) dhe me një shufër metalike që e ka pasur në duar pa arsye e ka sulmuar në kokë dhe pastaj edhe në trup, ku i ka sjell dëmtime të dukshme.
Një kalimtar i rastit me veturë e ka dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer kontroll, është gjetur shufra metalike për ekspertizë, ndërsa gjysmë ore më vonë dy vëllezërit vet janë lajmëruar në Stacionin Policor në Tetovë ku është diskutuar me to dhe pastaj janë lëshuar.
Po punohet në zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojnë paditë adekuate penale.