TETOVË: FAMILJA ISENI MES DHIMBJESH E SHPRESASH 

216
fresco

Image result for varferia

midle

Isen Iseni nga Treboshi i Tetovës, gati për cdo ditë sillet vërdallë shtëpisë së tij të lënë përgjysmë. Duket se mezi pret ta përfundojë këtë shtëpi, që të ketë ku ta strehojë familjen e tij…Deri në këtë fazë thotë e kanë ndihmuar shumë njerëz zemërmirë, ai u është falënderues për këtë, por edhe për përkujdesjen ndaj vajzës së tij të sëmurë nga veshkat.

Edhe mjeshtrit e ndërtimit të shtëpisë thonë se nevojiten ende materiale për t’u kompletuar shtëpia që tashmë një vjet ka mbetur në këtë gjendje.

Momentalisht Iseni me familjen e tij jeton me qira në Tetovë. Përveç mërzisë për shtëpinë, ai ballafaqohet edhe më një shqetësim të madh…Me sëmundjen e vajzës, e cila është e diagnostifikuar me probleme në veshkat.

Ai nuk kërkon shumë…Do të ishte njeriu më i lumtur në botë nëse do të arrinte t’ja siguronte vajzës së tij qumështin e specializuar, qumësht i cili, për fat të keq, mund të gjendet jashtë vendit…

Isen Iseni nga Treboshi i Tetovës, vazhdon t’i sillet rreth e qark shtëpisë së tij të papërfunduar. Do të dëshironte  sikur në të të punonin mjeshtrit për të përfunduar fazën karabina. Ai shpreson në humanitetin e njerëzve, të cilët shumë herë në këtë nënqiell kanë dëshmuar shpirtin e tyre human e njerëzor. Mes përfundimit të shtëpisë dhe shqetësimit për sëmundjen e vajzës – e tillë është përditshmëria e Isen Isenit, tashmë një kohë të gjatë….Deri kur? Të presim e të shohim…. /Xh. I. /

Comments