Thaçi: Kundërshtarët politikë i llogaris njerëz gjaku, bukëshkelësit i konsiderojë tradhtarë!

269

Menduh Thaci

“Edhe unë jam njeri, kam emocione, kam ndjenja dhe lëndohem rëndë… Mund të quhet subjektive, por është tërësisht njerëzore. Njerëzit të cilët e shkelin bukën, janë njerëz shumë të këqinj. Kundërshtarët politikë vazhdoj t’i llogaris si njerëz të gjakut të njëjtë dhe njerëz të cilët janë shqiptarë, si unë. Por, këta që shkelin mbi bukë, do të vazhdoj t’i llogaris si tradhtarë. Kjo nënkupton se në asnjë milisekondë unë nuk mendoj për hakmarrje ndaj tyre, sepse hakmarrja të nxin arsyen dhe nuk të len ta kryesh punën. Kësi lëndime mendoj se do të vazhdoj të kem në jetën publike dhe punën që e bëj. Mirëpo nuk po e them për krekosje, por nuk e kam ndërmend të zmbrapsem as për një milimetër. Kjo nuk do të thotë se po i shes dikujt trimni, por thjeshtë jam i bindur në këtë përcaktim.”, ka deklaruar kryetari i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaci.

Comments