Thaçi: Nuk do të bëj koalicion me ish-qeveritarët VMRO-BDI

256

 

Lideri i PDSH-së ishte në një takim me delegacionin e eurodeputetëvë të cilët qëndrojnë në Maqedoni në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Thaçi deklaroi se ka diskutuar me eurodeputetët për çështjet aktuale politike dhe ka kërkuar prej tyre që në prononcimin për rregullsinë e zgjedhjeve të shprehen në mënyrë ekzakte nëse ato kanë qenë ose jo demokratike, dhe jo si deri më tani të vlerësohet progresi në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të bënte koalicion me personat e dyshuar nga Prokuroria Speciale, Thaçi i është përgjigjur se jo vetëm që nuk do të bëhej koalicion me ata por partia e tij nuk do të bënte koalicion me asnjërën nga partitë qeveritare.

Gjithsesi ai nuk pranoi të flasë më gjerësisht në këtë temë me arsyetimin se kjo gj nuk i vjen në ndihmë partisë së tij dhe as shqiptarëve./

Comments