Thaçi viziton Tiranën

539

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi këtë javë do të qëndrojë në Tiranë, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të partive politike. Lajmi bëhet i ditur nga disa media në Tiranë, që theksojnë se kreu i PDSH-së pritet që në takime të bisedojë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe Shqipëri, procesin e eurointegrimeve dhe çështje të bashkëpunimit. PDSH tanimë është bërë pjesë e koalicionit qeverisës me një ministri për investime, një zv/ministër dhe disa drejtori.

Comments