Tiranë, 1 kg kanabis në makinë, arrestohet biznesmeni dhe miku i tij
Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 persona si posedues të saj.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Julian Bregu, biznesmen dhe Fatjon Brahja.
Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tyre u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë këndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Kontrolli në automjetin e të arrestuarve ka ardhur pas një telefonate në numri e policisë 112.
10 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)