Tiranë, 32-vjeçari tenton vetëvrasjen

353

Tiranë, 32-vjeçari tenton vetëvrasjen

Policia njoftoi se një 32-vjeçar, banor i Tiranë ka tentuar të vrasë veten këtë të enjte në Rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Ngjarja është denoncuar nga një telefonatë në numrin e emergjencave, ku është dhënë alarmi për një person të plagosur pranë vendit të njohur si “Magazinat”

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të saj ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U., në gjendie jo të mirë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e këtij shtetasi i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten.

Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistolet model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments