Tiranë/ Zbulohet identiteti i biznesmenit që u mashtrua nëpërmjet e-mailit

315
fresco

midle

Një biznesmen 68-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se ka rënë pre e krimit kibernetik nëpërmjet mashtrimit.

Ideal Agolli 68 vjeç, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës Elia shpk, ka rrëfyer para oficerëve të policisë gjyqësore të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, se ka pësuar një dëm financiar prej 50 milionë lekë të vjetra.

ideal agolli me logo

Atij i janë marrë 10.600 euro dhe 27.700 dollarë amerikanë.

Sipas tij, persona të panjohur me një adresë e-maili fallco e identifikuar (si ëfsi1079@163.com), nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertën bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”.

Kompania në pronësi të 68-vjeçarit merret me import – eksport me shumicë dhe pakicë; materiale dhe pajisje industriale.

Ai kishte kryer edhe herë të tjera pagesa për mallrat që blinte, por kjo është hera e parë që ai e bënte pagesën në adresën që u përdor për vjedhjen.

Policia thotë se po heton për të identifikuar autorët, të cilët nuk dihet ende se nga ç’vend e kanë bërë ndërhyrjen.

Tv Klan

Comments