Tjetër aksident me vdekje, këtë herë në Rinas

259
fresco

Tjetër aksident me vdekje, këtë herë në Rinas

midle

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur gjatë paradites së sotme.

Burime nga policia thanë se, rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rreth rrotullimit Rinas, një automjet me targa SH 3392 E që  drejtohej nga shtetasi me inicialet A. D., ka aksidentuar këmbësoren me inicialet Z. K., 80 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

Comments