Reagime të shumta për sulmin ndaj gazetarit të TV Telmës, Ja disa

292

Image result for stop violence journal

Moebel THEMA

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) ka reaguar më ashpër sa i përket incidentit që ndodhi mbrëmë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u sulmua fizikisht gazetari i TV Telmas.

“Ka pasur edhe sulme tjera ndaj gazetarëve deri sot, ndërsa ky i fundit është arsyeja që të kërkojmë zbardhje për të gjithë rastet”, thonë nga AGM-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, kërkon urgjentisht të zbardhet rasti, pasi kjo përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe gazetarisë.

Sulmin e mbrëmshëm gjithashtu e kanë dënuar edhe nga Agjencioni për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizale duke thënë se këto janë sulme drejtpërdrejtë mbi lirinë e mediave dhe që populli të informihet drejtë.

ASHMAA-ja ka kërkuar që të mbrohen gazetarët gjatë punës së tyre profesionale, pasi kjo është mjaft e rëndësishme në këto momente në vendin tonë.

Ndërkaq, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë deklaron se ”sulmi ndaj gazetarit Belovski është atak i paramenduar ndaj lirisë së mediave i orkestruar nga struktura të caktuara të MPB, të cilat dëshirojnë t’i zbrapsin gazetarët të raportojnë për opstrukcionet e tyre kundër hetimit të Prokurorisë speciale.”

SHGN-ja përkujton ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski ”se kanë kaluar një vit kur dha premtim publik se do të punojnë për zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve. SHGM deri tani ka regjistruar 35 sulme. Asnjë nga sulmet nuk është zbardhur, e as ndonjë prej sulmuesve të jetë ndëshkuar.”

Comments