TODOROV E PREZANTOI PROGRAMIN E KOALICIONIT “PËR MAQEDONI MË TË MIRË” NË KUMANOVË


Me programin e ri të VMRO-DPMNE-së, “Realisht” parashikojmë ndërtim prej 240 kilometrave rrjet sekondar gaz përçues në qytetin e Shkupit, investim me vlerë prej 100 milionë euro, deklaroi në konferencën e sotme për media në Kumanovë, bartësi i listës zgjedhore në Njësinë e dytë zgjedhore të Koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, Nikolla Todorov.
Me programin, tha Todorov, parashikohet edhe lirimin nga akcizat dhe dogana për blerjen e automjeteve elektrike, për të cilat, shtoi do të ketë përfitime shtesë , siç janë ulja e TVSH-së prej 18 për qind, por edhe subvencionim i drejtpërdrejtë shtetëror prej 3,5 mijë euro për automjete prej 25.000 euro dhe pesë mijë euro subvencionim për automjete të cilat kushtojnë mbi 25.000 euro.
Masa për gazifikim të tërësishëm të qytetit të Shkupit dhe masa për blerjen e automjeteve elektrike dhe të autobusëve elektrik, shtoi drejtpërdrejtë do të ndikojnë ndaj uljes së ndotjes, duke marrë parasysh se shkak më i madh për ndotjen në Shkup është siç tha, ngrohja e shtëpive, e pastaj edhe komunikacioni në qytetin e Shkupit.