Tokat bujqësore pas vërshimeve, bujqit e Shkupit druajnë për të mbjellat (VIDEO)

169
fresco

midle
hasanbeg

Kiril Veliçkovski nga fshati Stajkovc po mundohet ta bëjë gati tokën për mbjelljet vjeshtore.

Por, siç thotë, pas vërshimeve të gushtit, toka është bërë jopjellore dhe ara e tij nuk mund të kthehet në gjendjen fillestare. Ai shton se vërshimi katastrofal që e goditi këtë pjesë të Shkupit, e ka shkatërruar tërësisht tokën e punueshme dhe pjellore.

“Toka është shkatërruar shumë, diku rreth 90 për qind.  Unë kisha 6 mijë metra katrorë me tërfil i cili tani është shkatërruar. Duhej ta kositim, por kur ndodhi vërshimi, mbi të kishte 30-40 centimetra rërë. Tani ka shumë punë. Me traktorë duhet të mblidhet rëra, të gjendet makinë, pastaj të lërohet, të hedhet pleh, prapë të lërohet dhe në fund ta mbjellim tërfilin përsëri. Dalje tjetër s’ka. Më nuk do të jetë siç ishte më parë. Dëmi është shumë i madh”, tha ai.

Pas tërheqjes së ujit, ekipe nga Fakulteti i Bujqësisë bënë kontrollin e tokës në këtë pjesë të Shkupit. Rezultatet treguan se në disa ara nuk mund të mbillen kultura bujqësore, sepse sipërfaqja është mbuluar me materiale të forta.

Megjithatë, profesori universitar në fakultetin e bujqësisë Mile Markovski, thotë se në pjesën më të madhe të tokave bujqësore që u kontrolluan, nuk ka dëmtime që mund të ndikojnë në kualitetin e të mbjellave.

Ai shton se kulturat bujqësore që mbillen në këtë anë, janë stabile dhe cilësore, andaj mund të konsumohen pas kurrfarë problemi.

“Profesorët e mikrobiologjisë në Fakultetin e bujqësisë kanë vërtetuar se nuk ka organizma patogjene apo mikroorganizma të dëmshme për produktet bujqësore si dhe nuk ka baktere të tipit eshiria koli andaj ato rajone janë të sigurta”, theksoi ai.

Nga Fakulteti i bujqësisë u bëjnë thirrje bujqve, tokat e të cilëve u vërshuan, që të drejtohen tek ata për ndihmë, gjegjësisht për të kërkuar këshilla se si të veprojnë ndaj tokave bujqësore që i posedojnë, në mënyrë që ata përsëri të jenë pjellore./Tv21

Comments