TOMOVSKA: Të mos kryhen aktivitete partiake në administratë në orarin e punës

435
TOMOVSKA: Të mos kryhen aktivitete partiake në administratë në orarin e punës

Moebel THEMA

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska-Tomovska kërkon që Prokuroria Publike të thotë nëse personat, të cilët jashtë institucionit grumbullojnë të dhëna për presione parazgjedhore deri nëse deri më tani kanë dërguar ndonjë denoncim ose dëshmi për vepër të kryer penale.

Vetëm fakti i këtillë, sipas Arsovska-Tomovskës, është relevante që të vlerësohet serioziteti i këtyre aktiviteteve. Mosparaqitja e veprës penale është gjithashtu vepër penale, tha në konferencën për shtyp Arsovska-Tomovska, duke vlerësuar se thirrjet nga zëvendësministri plotësues Aleksandar Kiracovski që të paraqiten vepra penale për presione parazgjedhore në ueb faqe private, jashtëinstitucionalisht, janë jashtë procedurave ligjore dhe shfrytëzohen vetëm për fushata mediale dhe promovim politik.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çka do të ndërmerrë pas paralajmërimeve nga Kiracovski se në orar të punës do të vizitojë institucione dhe do të ndajë afishe, të cilat nuk janë të MSHIA, Arsovska-Tomovska tha se dëshiron që të tregojë se “të gjithë të cilët në orar të punës kryejnë aktivitete partiake duhet të ndërpresin me aktivitete të këtilla”.

Comments