Nesër vendimi për Nehat Thaçin

Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi ende po vazhdon të mbahet në paraburgim që nga 28 shtatori.
Përderisa sot në medie u raportua se vendimi për të pritet të jepet nesër, familjarët e tij nuk janë në dijeni.
Në një prononcim për Indeksonline ata kanë thënë se nuk kanë biseduar me Thaçin.
“Ne nuk e dimë se a do të lirohet apo jo, nuk kemi biseduar me të dhe nuk kemi kurrfarë informacioni”, kanë thënë ata.
Thaçi u arrestua nga policia serbe nën dyshet për terrorizëm.