Tragjedia në detin e Himarës, detaje të reja. Ja kush e gjeti pushuesin të gjakosur

217

 

himare skafi (1)

Zbardhen detaje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në det, ku një pushues është vrarë nga një skaf. Policia e Vlorës thotë se, pushuesi i huaj ishte duke u larë midis Himarës dhe Livadhit, kur rreth orës 11:40 disa persona në skaf panë se ai ishte i gjakosur dhe i dëmtuar.

Skafi e ka nxjerrë menjëherë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar në Spitalin e Himarës.  Plagët që ai kishte në trup, prerje në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve, bënë që pushuesi i huaj të mos mbijetojë dhe të ndërroi jetë.

Pushuesi identiteti i të cilit ende nuk dihet por mendohet të jetë rreth moshës 40-50 vjeç, ishte duke u larë rreth 50 metra larg detit.

Dyshimet e policisë janë që turisti të jetë goditur nga një mjet lundrues që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në det, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj.

Comments