Tragjike/ Dy të rinj shqiptarë vriten në shinat e trenit në Milano



Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në Milano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19:20.
Në momentin që treni i nisur nga Milano për në Varese po ecte me shpejtësi maksimale, papritur dy shqiptarët u hodhën.
Mediat italiane raportojnë se ata po ecnin në këmbë mbi shina dhe pavarësisht tentativë së makinistit për të frenuar, përplasja e tyre për vdekje ishte e pashmangshme. Viktimat janë 25 dhe 30 vjeç, të cilët humbën jetën menjëherë./Albeu.com/