Tragjike: Mbyten 90 emigrantë në Detin Mesdhe

152

migrant

Më shumë se 90 emigrantë besohet se janë mbytur sot në Detin Mesdhe, pasi anija e tyre e grisur u fundos në det pak kohë pasi që ishte nisur nga bregdeti libian.

Zëdhënësi i marinës libiane, Ayoub Gassim, ka thënë se roja bregdetare ka arritur t’i shpëtojë 29 të mbijetuar, të cilët kanë treguar se anija e plastikës ishte shqyer dhe kishte filluar të mbushej me ujë rreth 42 kilometra brenda në det, transmeton Express.

Ai ka shtuar se, në total, 126 emigrantë gjendeshin në anije, shumica shtetas afrikanë.

Ata ishin nisur nga Tajoura, në perëndim të Libisë, para agimit të mërkurën, ndërsa roja bregdetare kishte marrë një telefonatë për ndihmë rreth orës 3 pasdite.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve të mbytur në Mesdhe deri më tani këtë vit, ka arritur në 3.800, duke e bërë vitin 2016 më vdekjeprurësin ndonjëherë për emigrantët.

Comments