Një 32-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë. Policia bën të ditur se 32-vjeçari Gerard Avxhia, është gjetur i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë, rreth orës 6:46 të mëngjesit të sotëm.
Bëhet me dije se ka qenë nëna e të riut ajo që ka konstatuar trupin e pajetë të djalit, të varur në pemë.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Avxhia mund të jetë vetëvarur.