Trajanov: Kapitali i fituar në mënyre kriminele të ju kthehet qytetarëve

Palvle Trajanov, bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore në rradhët e “Koalicionit për Ndryshim dhe Drejtësi”, ka realizuar takim me banorët e Draçevës.
Trajanov theksoi se së bashku me kandidatët për deputetë nga Draçeva, do të angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe do të bëjnë gjithçka që Draçevën ta rikthejnë në vend modern dhe me kushte për zhvillim.
“Mendoj se kemi dije dhe përvojë që të sigurojmë pagë minimale prej 300 euro, pension 200 euro si dhe ndihmë sociale për të pa punët deri 100 euro. Cdokush që ka bërë capital në mënyrë kriminale duhet të ja kthej qytetarëve dhe nuk do të mundë të jetë një funksionar më së paku 10 vite. Ata që kanë shkelur ligjin do të marin denimin e merituar, qytetarët nuk frigohen ky rezhim do të bje” – tha Pavle Trajanov.
Trajanov tha se gjatë takimit me qytetarët ata u shprehën se 25 vite kanë votuar për partinë aktuale qeverisëse, ndërsa ajo nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e jetës së banorëve në këtë rajon, por përkundrazi ka dëmtuar edhe më shumë infrastrukturën e qytetit.