TRAJKOVSKI: Nga vërshimet u dëmtuan 5.000 shtëpi

Në vërshimet e javës së kaluar janë dëtmuar mbi 5 mijë shtëpi bën të ditur Kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.
Këto shtëpi do të regjistrohen nga komisionet përkatëse për verifikimin e dëmeve, theksopn Trajkovski sipas të cilit në teriotrin e komunës së Gazibabës po punohet intenzivisht në çbllokimin e rrugëve dhe kanaleve, në pastrimin e shtëpive, si dhe gjatë ditës së sotme ka filluar dhe dezinfektimi i disa shtëpive.
“Vlerësimet tona paraprake tregojnë se nga vërshimet e fundit që kapluan Shkupin janë dëmtuar rreth 5 mijë shtëpi. Sot jemi në Inxhikov ku për momentin ka 150 shtëpi të dëmtuara. Po punohet intenzivisht në heqjen e mbeturinave shtëpiake. Kemi ndihmën nga armata e Maqedonisë e cila na ndihmon pa rezerv në heqjen e ujit dhe baltës nga shtëpitë e banorëve“, tha kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, transmeton Aktuale.mk.