LSDM: Të kyçet më shumë makineri për pastrim



Edhe përfaqësues të LSDM-së kanë qëndruar në rajonet e vërshuara duke theksuar nevojen urgjente për solidarizim dhe mobilzim më të madhë, përfshi angazhimin e kompanive të cilat kanë përfituar tendera.
Nga LSDM thonë se në terren kanë nevojë të theksuar për makineri që do të pastronin sa më parë mbeturinat e mëdha, dhe u bënën thirrje që në këtë situat të ndërprerritet mënyra selektive e ndarjes së ndihmave në zonat e përmbytura.
“U bëjmë thirrje që në pastrimin e shtëpive të kyçet tërësisht e gjithë makineria e vendit, që do të thotë në të të kyçen kompanit të cilat kanë marr tendera shtetërore dhe të cilat bashkëpunojnë me insitucionet shtetërore.Kjo është më së e nevojshme për të mos ndodh kastarof më e madhe natyrore. Nevojitet të ketë me shumë makineri ndërtimore në terren që do të mund të nxjerin gjitha mbeturinat që rrezikojnë të përhapen në një kastrof tjetër ekologjike” – deklaroi Oliver Spasovski, nga LSDM, njofton RTVM2.
Zonat që më së shumti pësuan nga vërshimet e së shtunës ishin Hasanbegu, Stajkovca, Haraçina, Straçinca dhe Inxhikova.